SPORT

Shkëndija beson në mrekulli edhe përballë Tottenhamit, formacionet zyrtare

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija do të jetë nikoqir i gjigantit anglez Tottenham Hotspur.

Dy skuadrat takohen në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Evropës, teksa synojnë të vazhdojnë tutje.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë të futën në grupe, ku të besuarit e Ernest Gjokës nuk kanë arritur asnjëherë deri në to.

Në anën tjetër Tottenham Hotspur i Jose Mourinhos shihet si favorit i madh, por te Shkëndija besojnë në një mrekulli.

Armend Alimi do të jetë mungesa e madhe e Shkëndijës në këtë takim, pasi mesfushori u ndëshkua me karton të kuq në duel ndaj Botosanit.

Fituesi i këtij dueli në Play-Off do të përballet me fituesin e takimit Rostov-Macabi Haifa.

Formacionet zyrtare:

Shkëndija: Zahov, Murati, Krivak, Bejtulai, Pavic, Totre, Dita, Nafiu, Ahmedi, Doriev, Ibraimi.

Tottenham Hotspur: Hart, Aurier, Sanchez, Alderweireld (C), Davies, Winks, Ndombele, Dele, Lamela, Bergwijn, Son.

/Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.