SHKENCË

Shkencëtarët ngrenë alarmin, kriza klimatike po shpejton

Mbi 11 mijë shkencëtarë nga 153 vende, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për klimën, ndërsa kanë tërhequr vërejtjen se ajo mund të sjellë “vuajtje të pamatshme” nëse nuk ndërmerren aksione urgjente për ruajtjen e biosferës, transmeton Koha.net raportimet.

“Shkencëtarët kanë detyrim moral që t’ia bëjnë të qartë njerëzimit çfarëdo nga kërcënimet e mëdha ekzistenciale”, rikujtojnë nënshkruesit e tekstit të publikuar dje në revistën “BioScience”.

“Me gjithë 40 vjet negociata botërore për klimën, me ndonjë përjashtim , kemi punuar të shkujdesur dhe kemi shmangur të përballemi me këtë problem të ndjeshëm”, shkruan Federata e Shkencëtarëve.

“Kriza klimatike ka mbërri dhe po shpejton edhe më shumë se që kanë pritur shkencëtarët”, theksojnë nënshkruesit.

Ata rekomandojnë gjashtë hapa që do të zbutnin efektet më katastrofale të ndryshimeve klimatike: zëvendësimin e karburanteve me origjinë fosile me burime të ulëta karbonike të rinovueshme; të zvogëlohet emetimin e ndotjes siç është metani; të mbrohen ekosistemet në Tokë; të konsumohet ushqim i bazuar në bimësi, e më pak në prodhimet me origjinë nga kafshët; të krijohet ekonomia pa përjashtim të dyoksidit të karbonit; të stabilizohet popullsia botërore.

Njerëzimi duhet të veprojë asisoj që “të ruaj jetën në planetin e Tokës, shtëpisë sonë të vetme”, theksojnë shkencëtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.