SHËNDETËSIA

Shkenca: Ngrënia e djathit iu bën të jetoni më gjatë

Jo vetëm për kalorifik dhe jo i shëndetshëm, por për djathin është thënë se është problematik po aq sa drogat psiko-aktive.
Megjithatë, një studim po pohon se djathi iu bën të jetoni më gjatë.

Hulumtimet e reja nga Shoqëria Evropiane e Kardiologjisë zbuluan se me përjashtim të qumështit, produktet e qumështit mbrojnë përdoruesit nga vdekshmëria dhe vdekshmëria nga shkaqet e sulmit në zemër.

Studimi kontrollonte 24,474 të rritur me një moshë mesatare prej 47,6 vjetësh për 6 vite me radhë.

Gjatë periudhës pasuese u regjistruan 3,520 vdekje, duke përfshirë 827 nga kanceri, 709 vdekje kardiake dhe 228 vdekje nga sëmundjet cerebrovaskulare.

Çuditërisht, hulumtuesit zbuluan se konsumi i të gjitha produkteve të qumështit lidhet me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë prej 2% dhe konsumit të djathit në veçanti.