SPORT

Shkëlzen Gashi bëhet me klub të ri

Futbollisti shqiptar Shkëlzen Gashi po kthehet në futbollin zviceran.

Gashi ka kontratë me skuadrën amerikane deri më 31 dhjetor të vitit 2019, dhe nga 1 janari do të jetë i lirë të nënshkruajë me ndonjë skuadër të re.

Mediat zvicerane raportojnë se Gashi veçse ka arritur marrëveshje me Arausin.

31-vjeçari do t’i bashkohet planit të klubit zviceran që synon të kthehet në elitë pas shumë viteve mungesë.

Shkëlzen Gashi edhe në të kaluarën ka luajtur në Zvicër, ku formën më të mirë e ka kaluar te skuadra e Baselit.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//usounoul.com/4/3473483