Show Biz

Shkëlqen në kreacionin e Blerina Rugovës prezantueset e famshme botërore

Stilistët shqiptarë gjithnjë e më shumë po korrin sukses jashtë vendit me kreacionet e tyre.

Së fundmi, kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova ka dizajnuar një fustan për prezantuesen e famshme televizive në Puerto Rico, Joseline Hernandez.

Prezantuesja e cila është e ndjekur nga mbi 3.4 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, ka publikuar fotografi me kostumin e kaltër transparent të stiluar nga kreatorja shqiptare.

Ajo e ka falënderuar stilisten Kllokoqi-Rugova për kreacionin, i cili është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.

View this post on Instagram

The universe is Good to Me 😌

A post shared by Joseline (@joseline) on

Ndërkohë, edhe vet Blerina në faqen e saj ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të Joseline me kreacionin e saj.

View this post on Instagram

@joseline in BKR .. 💙💙💙💙💙

A post shared by Blerina Kllokoqi Rugova (@blerinakllokoqirugova) on

Komentet e shumta nga ndjekësit kanë lënë të kuptohet që veshja është pritur shumë mirë nga adhuruesit e modës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.