SPORT

Shkëlqejnë shqiptarët në Turqi – Bytyqi asiston, Cikalleshi shënon

Sokol Cikalleshi ka vazhduar me formën e mirë në Turqi.

Ai e ka ndihmuar skuadrën e tij, Konyaspor, që të marrë një pikë në udhëtim te Istanbul Basaksehir.

Cikalleshi shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 79’, pas një asisti nga ana e mesfushorit 24-vjeçar nga Kosova, Zymer Bytyqi.

Por, Konyaspor nuk arriti të ruajë epërsinë dhe në minutën e 85’, vendasit barazuan gjithçka me anë të ish sulmuesit të Chelseat, Demba Ba. /Gazeta Express/