Shkarkohet Niko Kovaç, vjen Ralf Hasenhuttl

Niko Kovaç nuk është më trajner i Wolsfburgut.

Klubi gjerman e shkarkoi trajnerin Kovaç pas humbjes nga Augsburgu (1-3), ndeshje kjo e zhvilluar në fundjavën që lamë prapa.

Wolfsburg kishte një seri negative të rezultateve duke rënë në vendin e 14-të në Bundesligën gjermane.

Wolfsburg përmes një njoftimi, ka konfirmuar shkarkimin e Kovaç.

Nuk ka vonuar shumë dhe Wolfsburg ka emëruar Ralf Hasenhuttl në vend të Kovaç.

Ish-trajneri i Southamptonit, ka firmosur kontratë afatgjatë me Wolfsburgun, teksa misioni i tij do të jetë të mbajë skuadrën në elitë.

Go to TOP