EKONOMI

Shkaku i pandemisë/ JICA dhe MEA: Jemi pajtuar për zgjatjen e afatit të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”

Është arritur marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe zyrës qendrore të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) për t’u shtyrë afati i përfundimit të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”, deri në përmirësimin e gjendjes nga pandemia COVID-19, raporton Kosova.info.

Ndërsa U.D. sekretarit të MEA-së, Mentor Sylmeta, iu ka ofroi mbështetje ekspertëve të JICA-së për finalizimin e projektit dhe ka falënderua JICA për mbështetjen.

Komunikata e plotë:

Arrihet dakordimmes JICA dhe MEA për zgjatje të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”

Prishtinë, 30 Korrik 2020

Nr. 38/20

U.D.  Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, z. Mentor Sylmeta dhe Shefi i Kabinetit të Ministrit z. Bedri Berisha zhvilluan një takim virtual me znj. ChieShimodaira, Drejtoreshë dhe z. KeitaHarada nga Departamenti i Mjedisit Global,  zyra qendrore e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në Tokyo,  z. JiroTakeichi, Përfaqësues Kryesor, Zyra e JICA-s për Ballkanin dhe  znj. TomokoUnaki, Këshilltare për Formulimin e Projekteve, Zyra e JICA-s për Ballkanin dhe Ekipi i Ekspertëve të JICA-s.

Zyrtarët e JICA prezantuan mbështetjen e JICA që i është dhënë Republikës së Kosovës,  në shumë fusha duke përfshirë edhe projektin i cili është në zhvillim e sipër “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”.  Ndërsa nga ekspertët e JICA u prezantuan të arriturat e këtij projekti.

Për shkak të pandemisë Covid-19,  është e pamundur që të vijnë ekspertët e JICA për përfundim të projektit të lartëpërmendur, kështu që MEA dhe JICA u dakorduan për zgjatjen e projektit deri në përmirësimin e gjendjes nga kjo pandemi.   U.D. Sekretari i MEA-së z. Mentor Sylmeta i ofroi mbështetje ekspertëve të JICA-së për finalizimin e projektit dhe iu falënderua JICA për gjithë mbështetjen e dhënë me shpresë për bashkëpunimin të mëtutjeshëm edhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483