Bota

Shkaku i koronavirusit, kriza e urisë ka gjasa të vdesin çdo ditë rreth 12 mijë njerëz

Pandemia e coronavirusit është tani përgjegjëse për vdekjen e 500 mijë njerëzve në të gjithë botën. Ndërkohë një raport i ri nga organizata Oxfam, paralajmëron se kriza e urisë e krijuar nga pandemia mund të jetë më vdekjeprurëse se sa vet virusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 12 mijë njerëz në ditë mund të vdesin nga uria deri në fundit të vitit. Ndërkohë dita më vdekjeprurëse e shkaktuar nga pandemia e coronavirusit ishte 17 prilli, kur u konfirmuan rreth 8,800 të vdekur.

Pandemia shkaktoi mungesë të të ardhurave financiare tek njerëzit madje edhe ulje të pagave për shkak të krizës ekonomike. Kriza e urisë u shkaktua edhe nga kufizimet e udhëtimeve të cilat u implementuan si masë parandaluese për përhapjen e coronavirusit, të cilat mund të ndikojnë tek punëtorët dhe fermerët, por gjithashtu edhe tek organizatat e ndihmës humanitare.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483