Bota

Shitjet e banesave për të huajt në Turqi shënojnë rritje me 14,7 për qind

Shitjet e banesave për të huajt u rritën me 14,7 për qind në vitin 2019 në krahasim me një vit më parë dhe nga 39 mijë e 663 u rrit në 45 mijë e 483 banesa.

Shitjet e banesave për të huajt u rritën me 14,7 për qind në vitin 2019 në krahasim me një vit më parë dhe nga 39 mijë e 663 u rrit në 45 mijë e 483 banesa.

Vitin e kaluar qyteti më i preferuar nga të huajt në blerjen e banesave ishte Stambolli me 20 mijë e 857 banesa të shitura.

Stambolli u pasua nga Antalie me 8 mijë e 951 banesa, Ankaraja me 2 mijë e 539, Bursa me 2 mijë e 213 dhe Yalova me 1696 banesa.

Numri i banesave të blera nga të huajt në Stamboll dhe Antalie është rritur në 29 mijë e 808.

Kështu, më shumë se gjysma e shitjeve totale në Turqi u bënë në këto dy qytete.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.