Kosova

Shiste certifikata të falsifikuara, arrestohet burri nga Malisheva

Policia në Malishevë ka arrestuar një person pasi dyshohet se ai ka shitur certifikata të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur gjatë viteve 2017-2018 ku i dyshuari ka shitur certifikata të aftësive profesionale të falsifikuara. I dyshuari i ka shitur certifikatat 250-300 euro, bën të ditur policia.

Lidhur me rastin janë edhe tre të dyshuar tjerë, dy prej tyre janë intervistuar ndërsa njëri gjendet jashtë shtetit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.