ROZËShow Biz

Shikoni “dietën” e Bebe Rexhës

Megjithëse e ka treguar se nuk e ka kompleks, prapëseprapë Bebe Rexha po lufton me peshën e tepërt.

Muaj më parë, ajo në një postim në Twitter tha se dëshiron të dobësohet, por që është shumë e vështirë dhe nuk po mund t’ia dalë.

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Aq më shumë këtë fakt e forcon edhe imazhi i fundit që ajo hodhi në InstaStory, ku shfaqej në veturën e saj teksa ushehej me disa patate të skuqura – ushqim ky që njihet si kalorik dhe jo i duhuri për dietë.

“Si po ju shkon juve dieta”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu me trishtim se asaj nuk po i ecën mbarë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Në fillim të këtij viti, këngëtarja me prejardhje shqiptare pushtoi mediat botërore me lajmin se si të gjithë shtëpitë e mëdha të modës kishin refuzuar dizajnimin e fustanit të saj, për në “Grammy”, me pretekstin se përmasat e saj ishin shumë të mëdha.

Që nga ajo kohë, Bebe Rexha nuk ka hezituar që të tregohet edhe më transparente me fansat e saj, duke publikuar për fansat në rrjetet sociale imazhe të zakonshme, se si ajo duket në përditshmëri, ose duke vënë në pah linjat e saj ani pse nuk janë edhe aq atraktive për shkak të peshës. /Telegrafi/

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//ugroocuw.net/4/3473483