Kosova

Shikojeni gjendjen e tmerrshme të mbeturinave në Mitrovicë, AKR-ja në gjumë

Qendra e Mitrovicës është mbushur me mbeturina e që po kundërmon erë të tmerrshme, shkruan Kosova.info.

Tash e sa ditë gjendja në këtë pjesë të Kosovës është e mjerueshme, ku papastërtia po i shqetëson mjaft shumë qytetarët.

Partia e Bexhet Pacollit e cila ka këtë komunë, zotëron edhe Drejtorinë e Ambientit, mirëpo si duket kjo drejtori po qëndron e fjetur pasi që nuk po bënë asgjë.

Në redaksinë e Gazetës Express një lexues ka dërguar disa fotografi, nga Rruga “Shemsi Ahmeti”, që është në afërsi të ish-hotelit Adriatik.