Bota

Shihni pamjet, adoleshenti përfundon 15 metra në ajër (Video)

Pamjet tregojnë momentin e tmerrshëm kur një këmbësor 19-vjeçar përfundon rreth 15 metra në ajër, pasi përplaset nga një makinë. Sipas DailyMail, 19-vjeçari Ahmet Yousef vijon të ketë nevojë për fizioterapi intensive, një vit pas aksidentit të frikshëm që e la atë me pasoja për tërë jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Derbyshire të Anglisë, ndërsa në drejtim të Audit A3 qëndronte Haider Azad Mirza, 21-vjeç.

I riu 19-vjeçar po kalonte rrugën, kur automjeti që drejtohej nga Mirza erdhi me shpejtësi dhe e mori atë përpara, mbrëmjen e 5 Nëntorit të vitit të shkuar.

Në vend se të ndalonte, Mirza u largua me shpejtësi, duke e lënë të plagosurin në mes të rrugës. Në atë kohë, policia tha se viktima ishte me fat që ishte gjallë.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//chooxaur.com/4/3473483