Bota

Shifra të larta të vdekjeve në ShBA si pasojë e koronavirusit

Shifrat e reja ditore të vdekjeve nga koronavirusi në SHBA mbeten ende të larta. Në 24 orët e fundit në SHBA humbën jetën 1.255 persona, duke e çuar në 94,702 numrin total sipas Johns Hopkins University.

Por në krahasim me një ditë më parë ku ishin 1.561 të vdekur, shifrat janë ulur. Ndërsa të infektuar me koronavirus në vendin më të goditur nga pandemia janë 1,577,287 persona.

Më shumë se 5,049, 390 raste infektimi dhe 329, 799 të vdekur janë regjistruar deri më sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë. Ndër këto raste, të paktën 1, 867, 800 sot konsiderohen të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.