SPORT

Shields kërkon përballje me të bijën e Muhammad Alisë, Lailan

Kampionia e botës në boks Claressa Shields ka mirëpritur mundësinë për një përballje potenciale me ish-kampionen Laila Alin.

Laila është e bija e legjendës së boksit Muhammad Ali. Laila kishte fituar 24 meçet e saj në boksin profesionist dhe gjatë karrierës mbajti titujt WBC, WIBA, IWBF dhe IBA në kategorinë super ët mesme. Aj u tërhoq nag boksi në vitin 2007.

Mirëpo, në intervistat e fundit ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit për një përballje me Claressa Shieldsin. Shieldsi po shkruan historinë në boksin e femrave, ndërsa ka fituar tituj bote në tre kategori të ndryshme. Ajo po ashtu ka fituar edhe dy medalje të arta olimpike.

Shields, aktualisht është kampione bote në versionet WBC dhe WBO në kategorinë gjysmë të mesme.

“Gjithçka ka nisur kur ajo ishte pyetur nëse do të dal nga pensionimi dhe ishte përgjigjur jo pasi asnjë vajzë nuk është mjaftueshëm e mirë për të sfiduar atë. Fliste sikur të gjitha janë kafshatë e lehtë për të. Ishte mungesë respekti ndaj meje. Nëse mendon se jam e lehtë për të, le të dal nga pensionimi. Unë do ta mposhti atë”, ka thënë Shields 24-vjeçare për “BBC”, transmeton Koha.net.

Shields ka fituar dhjetë meçet e saj në boksin profesionist. Ajo është boksierja që ka arritur më së shpejti të fitojë tituj bote në tre kategori të ndryshme.

“Mendoj se ajo do të rikthehet e do të më nënvlerësojë. Ajo ka boksuar me nëna të futbollistëve. Unë kam boksuar me ish-kampione bote. Unë kam krahasuar dhjetë meçet e mia të para në profesionizëm me dhjetë meçet e saj të fundit në bilanc. Nuk ka krahasim. Shihet se ajo ka boksuar me boksierë që kanë shumë humbje. Unë jam një ‘kafshë’ krejt tjetër”, ka shtuar Shields.

Shields beson se boksi ka ndryshuar shumë që nga largimi i Lailas.

“Ajo do të rikthehet duke menduar se pasi është më e gjatë, dhe është ende vajza e Muhammad Alisë dhe ka një bilanc 24-0, do ta ketë të lehtë si dikur”, ka thënë amerikania.

Duke iu përgjigjur deklarimeve të Lailas se duhen 5 milionë dollarë për të nxjerrë atë nga pensionimi, Shields ka shtuar: “Paratë janë aty”.

Claressa Shields po ashtu ka shtuar se pas meçit me Laila Ali synon të debutojë në Artet Marciale të Përziera (MMA) në fund të këtij viti apo fillim të vitit të ardhshëm.

“Unë jam shumë serioze për MMA-n. Boksi është i lehët për mua, pasi merrem me të për një kohë të gjatë dhe argëtohem. Por, MMA është tjetër gjë, më duhet të mësojë dhe të shoh se çfarë mund të bëjë trupi im”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483