Kosova

Sheshel për poligonin e FSK-së në Mitrovicë: Ushtria serbe të bëhet gati për të ndërhyrë në Kosovë

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, krimineli Vojisllav Sheshel ka thënë se krijimi i poligonit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Mitrovicë të Jugut do t’i vente në rrezik serbët në Kosovë.

Sheshel deklaroi në programin e mëngjesit të televizionit serb, TV Pink se ushtria serbe duhet të jetë e gatshme për të ndërhyrë rreptë në Kosovë, përcjellë Klan Kosova.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ushtria jonë duhet të jetë e gatshme nëse ai rrezik bëhet real, në mënyrë që të ndërhyjmë menjëherë. Është një pozicion shumë i rëndësishëm strategjikisht dhe prej andej i gjithë veriu i Kosovës dhe Metohisë mund të kontrollohet me armë të mira artilerie. Është gjithashtu e rrezikshme pasi shqiptarët nuk kanë të drejtë në baza ushtarake. Ata nuk kanë të drejtë sipas Rezolutës 1244”, tha Sheshel.