KULTURË

Hoti: I përjetshëm kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve, Shaqir Hotin

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, ka ndarë një dedikim në kujtim të jetës dhe veprës së instrumentistit tashmë të ndjerë, Shaqir Hotit.

Hoti shkruan në facebook se kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve muzikore do mbetet i përjetshëm.

”I përjetshëm kujtimi për mjeshtrin e respektuar Shaqir Hoti, që u nda nga familja e tij, nga miqtë dhe nga të gjithë ata që e respektuan për talentin dhe përkushtimin e tij për instrumentet popullore muzikore si fyelli, kavalli dhe instrumente të tjera”.

I përjetshëm kujtimi për mjeshtrin e respektuar Shaqir Hoti, që u nda nga familja e tij, nga miqtë dhe nga të gjithë ata…

Posted by Avdullah Hoti on E diel, 11 April 2021