SPORT

ShGSK, përditëson të dhënat e anëtarëve

Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës (ShGSK), do të bëjë ri-evidentimin e gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve, producentëve dhe regjisorëve të lëmisë së sportit.

SHGSK fton shtëpitë mediale që përfaqësojnë mediat e shkruara dhe elektronike, që të dërgojnë emrat e anëtarëve të tyre.

Emrat për regjistrim si anëtar i SHGSK-së mund të dërgohen në [email protected].

Procesi i regjistrimit hapet më 6 Janar 2020 (09:00h) dhe mbyllet më 15 Janar 2020 (16:00h).

Përmes këtij procesi, synohet që të evidentohet numri i saktë i gazetarëve, kameramanëve, fotoreportëreve, producentëve dhe regjisorëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre ekskluzivisht në lëminë e sportit.

Për secilin anëtar, dërgoni:

–          Emri/Mbiemri

–          Datëlindja

–          Vendlindja

–          Kompania/mediumi

–       Profili i profesionit (gazetar, kameraman, fotoreporter…)

–          CV e shkurtër rreth biografisë/karrierës

Pas përfundimit të procesit të regjistrimit do të bëhet publike lista e anëtarëve të SHGSK-së dhe e njëjta do t’u përcillet zyreve diplomatike, me qëllim të lehtësimit të procedurave për vizat schengen për anëtarët e SHGSK-së.

Poashtu së shpejti do të fillojë edhe ndarja e kartelave të anëtarësisë. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.