Kombëtare

Shfrytëzon seksualisht viktimën me të meta mentale, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunës seksuale ka ndodhur në Prizren, shkruan Kosova.info.

Bëhet e ditur se i dyshuari mashkull, pasi që ishte duke shfrytëzuar gjendjen mentale të viktimës femër, ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.