Kosova

Shfaqet Visar Imeri, ja çfarë thotë për disa anëtarë të LVV -së

Anëtari i PSD -së, Visar Ymeri, ka publikuar në Facebook postimet e anëtarëve të VV -së ku kritikonin atë që kishte respektuar himnin e Republikës së Kosovës kur kishte dalë nga VV -ja.

VV njihej si kundërshtare e simboleve të shtetit, pasi që sipas tyre nuk mbanin simbole kombëtare.

“Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për himnin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ymeri.

“Tash kur e gjithë VV u ngritën në këmbë këta nuk flasin. A i ka tradhtuar edhe Albini bindjet e veta? A do të tradhtojë edhe ai deri në fund? Sa të rëndë e ka çmimin e shitjes?”

Ky është postimi i plotë i tij:

Visar Ymeri

Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për himnin e Republikës së Kosovës.

Tash kur e gjithë VV u ngritën në këmbë këta nuk flasin. A i ka tradhëtuar edhe Albini bindjet e veta? A do të tradhëtojë edhe ai deri në fund? Sa të rëndë e ka çmimin e shitjes?

Këtu jane dy mundësi:

1. Boikeni dhe Elvisi po ashtu kanë ndryshuar qëndrimet (janë shitur);

2. (Atëherë dhe tash) janë vetëm vegla që reagojnë me porosi, e jo sipas bindjeve.

Fotografia e Visar Ymeri
Fotografia e Visar Ymeri