KULTURË

Shfaqet “Arturo Ui”, mungon autori Bekim Lumi

Sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës erdhi premiera e shfaqjes “Arturo Ui” e regjisorit Bekim Lumi, por jo dhe regjisori i shfaqjes i cili po përballet me sëmundjen e rëndë të kancerit tash e sa kohë, shkruan KultPlus.

Për shkak të shëndetit të dobët, ai është dërguar për në spital, duke e pasur kështu të pamundur ta ndjekë përse afërmi finalizimin e kësaj shfaqje të cilën e kishte pasur ëndërr shumë vjeçare, që nga koha e studimeve.