KULTURË

Shëtitje virtuale për të parë veprat markante të artit botëror, në kohën e pandemisë

Muzetë më të njohur të artit i kanë mbyllur dyert – por vizitorët mund të udhëtojnë brenda tyre në mënyrë virtuale për të parë nga afër xhevahiret që posedojnë. Dy javë më parë, një retrospektivë e Andy Warhol u hap në “Tate Modern”, pastaj u mbyll.

Nëse keni nevojë për të parë punën e tij, përse të mos e vizitoni faqen e “Warhol Museum” në Pittsburgh, që ka në të gjithë botën pjesën më të madhe të veprave të artistit? Nëse asnjëherë nuk e keni parë ekspozitën “Titan” të Galerisë Kombëtare në Londër (apo edhe nëse e keni parë), janë tri biseda në lidhje me këtë ekspozitë të qasshme online në kanalin e Galerisë në Youtube, së bashku me shumë video të tjera për vepra të tjera që janë pjesë e koleksionit dhe idesë kryesore. “Nuk është nevoja që ta lini shtëpinë”, ka shkruar Franz Kafka.

“Qëndroni në tavolinën tuaj dhe dëgjoni. Madje as mos dëgjoni, vetëm prisni. Ose as mos prisni, qëndroni plotësisht në qetësi dhe vetëm. Bota do ta shfaqë veten tek ju, pa maskë; nuk ka si të jetë ndryshe; me emocion do të përpëlitet para teje”.

Unë duhet të kem kujdes me përpëlitjen pasi që shpina nuk është siç ka qenë më parë dhe për momentin nuk na lejohen vizitorë, veçanërisht të tillë që vijnë të pamaskuar. Sidoqoftë, pak gjallëri dhe ngazëllim nuk do të ishte i pavend për asnjërin nga ne, ani pse nuk është një përjetim fizik, ka gjithmonë art. Eksperienca në një mënyrë është larg nga mundësia e dytë më e mirë.

A keni tentuar ndonjëherë të hapni rrugën tuaj përgjatë turmës para veprës “Night Watch” të Rembrandt në “Amsterdam’s Rijkmuseum”? Shumica i lënë telefonat e tyre të mençur që shohin për ta.

Mund të ktheheni në shtëpi menjëherë pa u përplasur me dikë. Nëse dëshironi që të jeni më afër, “Night Watch” është duke u restauruar, e ju mund ta shikoni (është edhe një turne për fëmijë). “Rijkmuseum” së bashku me qindra muze të tjerë rreth botës janë duke bashkëpunuar me “Google Arts & Culture”, ku mund të hysh brenda muzeve që nga “MoMA” në New York të “Munch Museum” në Oslo, që nga Muzeu Britanik të “Musee d’Orsay” në Paris e të “Today Art Museum” në Pekin.

Jo vetëm kjo: ueb-faqja të mundëson të afrohesh më shumë sesa do të kishe mundësi në jetën reale. Si një pilivesë, mund të pushosh në pellgun e Monet, e të humbësh veten në qiellin pas pemëve në peizazhin e Cézanne, apo të afroheni më afër shalleve e jelekëve apo hundëve me lyth të “Night Watch”.