Kosova

“Sherri” i Thaçit Xhamajka e tërhoqi njohjen?

Skandali i parë diplomatik i vitit 2020-të, e ka tronditur opinionin publik kosovar, ndërsa ka zëra që po e fajësojnë presidentin e vendit për këtë gjë – shkruan Kosova.info

Sipas Koha.net publikimi i Presidentit Hashim Thaçi, “se ka marrë njoftim nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, për njohje nga Xhamajka, i ka kushtuar Kosovës me bllokim të njohjes nga ky shtet.”

Komunikimet e brendshme kanë qenë në favor të njohjes, përkatësisht në rrugë për t’u arritur ajo. Madje Ambasadorja e Kosovës në ShBA iu ka sugjeruar autoriteteve vendore që të mos publikojnë informacione në lidhje me të, pa e marrë notën verbale.

“Për publikim është mirë të presim notën verbale”, thuhet në këto komunikime.

Por presidenti nuk u treguar i durueshëm dhe vetëm pak orë më vonë, duke e shpërfillur sugjerimin e ambasadores, e publikoi lajmin në Twitter, çka nxiti reagimin e autoriteteve xhamajkane. Serbia, nga ana tjetër, e ka shfrytëzuar situatën duke i bërë presion Xhamajkës duke bërë që të anulohet krejt ky proces.

Pikërisht publikimin që dje bëri Thaçi e demantoi sot ministrja e Jashtme e Xhamajkas. Kamina J Smith tha të premten në mëngjes se deri tash vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

Shfaq më shumë
//thaudray.com/4/3473483