SPORT

Sherr me thika mes futbollistëve në Argjentinë, vdes portieri 25-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin argjentinas. Portieri i Atletiko Uruguai, Fakundo Espinola ka mbetur i vdekur pas një goditjeje me thikë në bark gjatë një sherri jashtë një klubi nate.

Autorët e krimit ishin dy persona, madje njëri prej tyre gjithashtu futbollist i quajtur Nahuel Oviedo, 28 vjeç.

Kamerat e sigurisë të bashkisë bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Sherri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Nisi me sharje, e vazhdoi me të shtyra e goditje, derisa dikush nxori një thikë dhe goditi djaloshin fatkeq.

Espindola e ka nisur karrierën te River Plejti dhe Lanusi, dy klube mjaft të njohura në Argjentinë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.