Kosova

Shërbimi Korrektues pranon 49 detektorë statik nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shërbimi Korrektes i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Në këtë donacion janë pranuar 49 detektorë statik, të cilët do të shërbejnë për kontrollimin e personave gjatë hyrje daljeve nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

Detektorët janë pajisje të avancuara, të cilët do të lehtësojnë punën e stafit në parandalimin e futjes së mjeteve të rrezikshme brenda institucioneve korrektuese.

Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në hyrjet dhe daljet e institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, duke u mundësuar zyrtarëve korrektues që punën e tyre të përditshme ta kryejnë me efikasitet edhe më të lartë.