Rajoni

Sheqerinska: Për 30 vite partitë ishin të ndara për punë tjera, por të bashkuar për NATO

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në një konferencë për shtyp theksoi përfitimet nga anëtarësimi në NATO, si dhe mbështetja që vendi mori me ratifikimin e protokollit.

“Sot jam i lumtur që kam mundësinë t’i uroj Shtetet e Bashkuara për ratifikimin. Mund të konfirmojmë që kemi arritur me sukses një nga dy synimet më të rëndësishme strategjike, një qëllim për të cilin është folur për 30 vjet, ndërsa tani është në rrugën e duhur për t’u përmbushur. Ky sukses nuk ra nga qielli. Ne nuk e morëm atë si dhuratë, por e merituam atë dhe e bëmë atë të funksionojë”, deklaroi Sheqerinska.

Ajo tha se është detyrë e çdo qeverie të përmbushë detyrat për të cilat shoqëria është bashkuar.

“Për tridhjetë vjet qytetarët e këtij vendi kërkojnë anëtarësimin në NATO. Për tridhjetë vjet partitë ishin të ndara për punë të tjera, por të bashkuara në anëtarësimin në NATO. Është një Aleancë që përfshinë një miliardë njerëz. Të jesh pjesë e një klubi të gjithë për një dhe një për të gjithë nuk është vetëm një garanci e sigurisë, por edhe një mesazh për botën. Është një parakusht për krijimin e vendeve të punës, pasi vetëm investitorët e besueshëm janë të guximshëm”, tha ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.