Rajoni

Sheqerinska: Duam të gjejmë zgjidhje me fqinjët dhe jo të luajmë lojën e kërcënimeve

Në lidhje më kushtet që i vendosi Bullgaria, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinksa tha se “do të ndërtojmë miqësi dhe do të mundohemi t’i zgjidhim problemet”.

“Kushtet ndonjëherë kanë qenë të dobishme, po ndonjëherë jo. Duam me fqinjët të kërkojmë zgjidhje, dhe jo ta luajmë lojën e kërcënimeve”, tha Sheqerinska, transmeton Kosova.info.

Ajo shtoi se është tepër e rëndësishme që sot mund të themi “të gjithë fqinjët tanë mbështetën anëtarësimin tonë në NATO dhe BE”.

“Shteti ynë në histori ka paguar çmim të madh për shkak se nuk ka qenë në tryezë ku është vendosur për të, këtë duam ta bëjmë në NATO, duam edhe në BE”, tha mes tjerash Sheqerinska.

Leave a Reply

Your email address will not be published.