SHËNDETËSIA

Sheqeri reagon në veprimtarinë e trurit brenda 12 ditëve

Një studim i fundit i bërë në minj ka gjetur se konsumimi i sheqerit alternon me mekanizmat e trurit, njësoj sikurse substancat narkotike.

Sa herë që mësojmë diçka të re ose përjetojmë diçka të mirë, sistemi i trurit tonë aktivizohet. Me ndihmën e kimikaleve të trurit, disa zona specifike të trurit komunikojnë me njëra tjetrën për të na ndihmuar të mësojmë dhe të përsërisim sjellje specifike.

Gjithsesi, disa substanca siç janë substancat narkotike, e aktivizojnë në mënyrë artificiale trurin. Mirëpo pyetja është se a hyn sheqeri tek këto substanca “adiktive”?

Shkencëtarët kanë analizuar efektet e konsumimit të sheqerit tek truri i disa minjve. Pas vetëm 12 ditëve, ata kishin vërejtur disa ndryshime të mëdha në nivelin e dopaminës dhe në sistemin opioid të trurit të tyre.  

Sistemi opioid, që është i lidhur me kënaqësinë ishte aktivizuar menjëherë pas ekspozimit të parë të minjve ndaj sukrozës, që është një lloj sheqeri.

Në bazë të këtij studimi është konkluduar që ushqimet, të cilat kanë sasi të lartë të sheqerit, ndikojnë në tru  në të njëjtën mënyrë sikurse substancat e tjera adiktive, prandaj duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.