Shënohet rasti i parë pozitiv me COVID-19 në prag të Lojërave Olimpike të Tokios

Një anëtar i skuadrës olimpike të Ugandës është bërë i pari që rezultoi pozitiv me Covid-19 menjëherë pas mbërritjes në Japoni për garat olimpike që do të fillojnë më 23 korrik.

Sipas raporteve, ky anëtar, emri i të cilit nuk u bë i ditur ishte pjesë e një skuadre nëntë anëtarësh të cilët ishin te vaksinuar plotësisht, njofton klankosova.tv.

Spektatorët e huaj janë ndaluar nga Lojërat Olimpike ndërsa të hënën pritet të merret një vendim nëse do të lejohen spektatorët vendas.

Mbajtja e Lojërave Olimpike u shty vitin e kaluar për shkak të pandemisë, por tani po vazhdon edhe pse ka një valë të re të rasteve me Covid-19 në Japoni.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP