
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor /Instituti për Planifikim Hapësinor mban tryezën e rrumbullakët, me rastin e 8 Nëntorit – “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”.
Tema e këtij viti është “Lagjja” si element themelor i organizimit funksional dhe urbanistik të qyteteve/vendbanimeve tona.
Folës në këtë ngjarje do të jenë përfaqësues nga: MMPH, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Fakulteti i Arkitekturës, UN-Habitat, Komuna e Prishtinës etj.
Me këtë rast MMPH do të shpallë edhe rezultatet e konkursit të fotografisë me temën “Njoftohu me lagjen time”. Qëllimi i kësaj gare është që përmes fotografisë të prezantohen të gjitha lagjet e Republikës së Kosovës.
Çmimet që do të ndahen në këtë konkurs janë: Vendi i parë 500€, Vendi i dytë – 200€, Vendi i 3 tretë – 100€.
add a comment