SHËNDETËSIA

Shëndeti i zemrës, gjashtë arsyet se pse duhet të pini më shumë çaj

Shkurti është muaji i “Shëndetit të Zemrës”. Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës.

Me sëmundjet e zemrës në rritje dhe që prekin thuajse gjysmën e të rriturve (48 për qind), asnjëherë nuk ka qenë moment më i mirë për të rritur ndërgjegjësimin për ushqimet që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të zemrës, transmeton Koha.net shkrimin e Real Simple.

E njëri nga përbërësit që më shumti sjell përfitime kardiovaskulare është çaji.

Sipas William W. Li, doktor i njohur dhe autor i “Eat To Beat Disease”, çaji është një burim i fortë i flavonoideve që ndihmojnë në uljen e stresit oksidues. Ai gjithashtu zvogëlon inflamacionin dhe përmirëson efikasitetin dhe funksionimin e enëve të gjakut.

Një studim i kryer në mbi 100 mijë persona të rritur në Kinë përgjatë 22 viteve ka treguar se ata që pinin më shumë se tre gota çaj në javë për 20 për qind më pak patën mundësi të një incidenti kardiovaskular, 22 për qind zvogëluan rrezikun për vdekje kardiovaskulare, dhe 15 për qind për vdekje të parakohshme.

Sipas Li arsyet kryesre se pse duhet të pimë më shumë çaj – pa sheqer, për shëndet të zemrës janë:

Çaji ndihmon në lehtësimin e inflamacionit

Përmirëson kolesterolin

Stimulon qelizat burimore

Ulin bakteret e dëmshme të mikrobiomës së zorrëve

Ndihmon në hidratim

Ka shije të mirë