Show Biz

Shemi e humbi anëtarin më të afërt të familjes

Bashkëshortja e këngëtarit Shemsi Krasniqi- Shemi nga grupi “Ilirët”, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar vet këngëtari përmes rrjeteve sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë më e dashura e jonë Shpresa, bashkëshortja ime, nëna e dy djemve të mi.

“E di, unë e di që ju tani do të kishit dëshirë të jeni afër meje në këto momente tepër të vështira për mua dhe familjen time”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ndër të tjera, në këtë kohë të pandemisë coronavirus, ai ftoi që ngushëllimet t’i bëni përmes rrjeteve sociale, pasi kështu nuk e rrezikohet shëndeti.

“Tani në këto momente kur krejt bota po përballet me virusin corona, unë dhe familja ime dëshirojmë më të mirën për ju. Ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë shëndetin e asnjërit nga ju e as nga familje ime. Përmes faqes së Facebook mund të na shprehni ngushëllime”, ka shtuar Shemi.

Shpresa, bashkëshortja e tij, tash e një kohë vuante nga një sëmundje e rëndë dhe la pas vetes dy djemtë e çiftit, Bonisin dhe Uliksin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.