Shembja e ndërtesës në Majami: shtohen pyetjet që kërkojnë përgjigje

Guvernatori i Florida Ron DeSantis ka thënë se njerëzit “kanë të drejtë të dinë” se si një ndërtesë 12-katëshe u shemb në qytetin e Majami në SHBA, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë.

Numri i njerëzve të listuar si të zhdukur mbetet në 159, thonë zyrtarët, me katër persona që dihet se kanë vdekur.

Të paktën 102 persona janë llogaritur tani, por nuk është e sigurt se sa ishin brenda kur u rrëzua.

Tani po rriten pyetjet rreth asaj që shkaktoi shembjen e ndërtesës.

Duke folur të premten, Guvernatori DeSantis tha se fokusi mbetet në gjetjen e të mbijetuarve.

Por ai bëri thirrje për një shpjegim “në kohë” për atë që ndodhi, duke shtuar se ata duhet të dinin “nëse kjo ishte një çështje më e madhe, apo diçka e lidhur me ndërtesën”.
“Champlain Toëers South” u përfundua në vitin 1981. Kur ajo u shemb, po kalonte nëpër një proces riçertifikimi për ndërtesat 40-vjeçare, në përputhje me rregullat e sigurisë së qytetit.

Cilat janë të rejat e fundit mbi operacionit e kërkimit?

Kryebashkiakja e qarkut Majami-Dade, Daniella Levine Cava tha në një konferencë shtypi të premten në mbrëmje se ajo shpresonte që ata do të gjenin të mbijetuar brenda natës.

“Ne kemi shpresë sepse kjo është ajo që na tregon ekipi ynë i kërkimit dhe shpëtimit, se ata kanë shpresë,” u tha ajo gazetarëve.

Shpëtuesit po punojnë në rotacion me një numër të kufizuar në vend për të parandaluar çdo shembje të mëtejshme, tha ajo.

Skuadrat nga Meksika dhe Izraeli gjithashtu thuhet se kanë mbërritur për të ndihmuar në kërkimin.

Ndërsa ra nata të premten, shërbimi i shpëtimit nga zjarri paralajmëroi njerëzit aty pranë të qëndronin brenda për shkak të tymërave.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP