Kombëtare

Shembja e ndërtesave nga tërmeti tragjik, Prokuroria regjistron çështjen penale, ja dy akuzat që hetohen

Gati nje jave nga termeti tragjik me 51 viktima, qindra te lenduar dhe shume ndertesa te shkaterruara, Prokuroria e Durresit ka regjistruar ceshtjen penale per hetim.

“Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash”- thuhet ne njoftimin e organit te akuzes, ku shtohet se “Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve”. 

Nderkohe sqarohet se “Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483