Kombëtare

Shembet me shpërthim ndërtesa katër katesh në Shkozet të Durrësit

Është shembur pak më parë një godinë katër katesh në Shkozet me shpërthim të kontrolluar.

Ndërtesa ashtu si edhe të tjerat e shembura më herët ishte cilësuar si e pabanueshme nga ekspertët pas tërmetit me magnitudë 6.4 më 26 nëntor.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme strukturore në godinat që ndodhen në Shkozet, ndaj dhe Shtabi i Emergjencave ka vendosur shembjen e saj.

Ditë më parë në Durrës u shemben me eksploziv tre pallate. /tch/