Bota

Mbi 25 milionë persona të infektuar me COVID-19 në ShBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbesin rajoni më i goditur në botë nga pandemia COVID-19.

25 milionë e 3 mijë e 695 persona janë infektuar me COVID-19 në SHBA, ndërsa kanë humbur jetën 417 mijë e 538 persona që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Universiteti regjistroi rastin e parë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara më 21 janar, 2020.

97 ditë më vonë, më 27 Prill, ShBA arriti 1 milion raste me COVID-19
104 ditë më vonë, më 9 gusht, ShBA arriti 5 milionë raste
91 ditë më vonë, më 8 nëntor, ShBA arriti 10 milionë raste
29 ditë më vonë, më 7 dhjetor, ShBA arriti 15 milionë raste
24 ditë më vonë, më 31 dhjetor, ShBA arriti 20 milionë raste
24 ditë më vonë, më 24 janar 2021, ShBA arriti 25 milionë raste

Po ashtu janë 17 vende të tjera në botë që kanë raportuar më shumë se 1 milion raste totale me COVID-19, sipas universitetit:

India ka mbi 10 milionë raste të përgjithshme
Brazili ka mbi 8 milionë raste të përgjithshme
Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë mbi 3 milionë raste të përgjithshme
Turqia, Italia, Spanja dhe Gjermania kanë mbi 2 milionë raste të përgjithshme
Kolumbia, Argjentina, Meksika, Afrika e Jugut, Polonia, Irani, Ukraina dhe Peruja të gjitha kanë mbi 1 milion raste gjithsej.