Bota

SHBA: Rritja e numrit të infektuarve me coronavirus është shkaktuar nga injorimi i masave mbrojtëse

Rritja e papritur e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, është shkaktuar kryesisht nga injorimi i rekomandimeve për të ruajtur distancën fizike dhe mbajtjen e maskave, ka deklaruar eksperti kryesor amerikan për sëmundje infektive, Anthony Fauci.

Epidemiologu kryesor amerikan tha se shtimi i përditshëm i rasteve të infeksionit është më i theksuar në shtetet federale jugore dhe perëndimore, që nuk kanë ndjekur rekomandimet e autoriteteve shëndetësore që para hapjes së ekonomisë, të pritet që të ketë rënie të numrit të infektuarve.

“Është një recetë për katastrofë”, ka deklaruar Fauci për CNN, i cili njëherit është drejtor i Institutit Kombëtar për alergji dhe sëmundje ngjitëse.

Siç raporton Reuters, ai shtoi se pasojat e përhapjes së virusit në komunitet tani janë të dukshme, gjë që është shumë e vështirë të frenohen në vendet siç janë burgjet, shtëpitë e pleqve ose fabrikat për përpunimin e mishit.

Në SHBA janë regjistruar mbi 2.5 milionë persona që kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, kurse mbi 125 mijë tjerë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.