Bota

ShBA raporton mbi 97 mijë raste të reja me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 97 mijë e 525 raste të reja me COVID-19 dhe 5 mijë e 323 viktima gjatë 24 orëve të fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 27 milionë e 490 mijë e 37 raste dhe 480 mijë e 767 viktima, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Në total përfshihen raste në 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë dhe territoret e ShBA.