Bota

ShBA nënshkruan marrëveshjen e mbrojtjes me Poloninë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, nënshkroi sot marrëveshjen e mbrojtjes me Poloninë.

“Kjo është një garanci e fortë, garancia që, në rast kërcënimi, ushtarët tanë do të jenë krah për krah”, komentoi presidenti polak, Andrzej Duda, në ceremoninë e nënshkrimit.

Kjo marrëveshje parashikon vendosjen e një kontingjenti prej 5 500 ushtarësh amerikanë, përveç më shumë se 4 000 të tjerëve tashmë të dislokuar në territor polak, raporton ATSh.

Marrëveshja u nënshkrua në Varshavë, ku Pompeo bëri një ndalesë si pjesë e një turneu diplomatik katërditor në Europën Lindore.

Ajo është pjesë e Marrëveshjes së Zgjeruar të Bashkëpunimit të Mbrojtjes (EDCA)

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483