Bota

ShBA: Mbi 1,000 të vdekur me koronavirus në 24 orët e fundit

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ka raportuar për 1,089 vdekje të reja me koronavirus në 24 orë, ndërkohë që janë regjistruar edhe 20,522 raste të reja të të infektuarve.

Territori amerikan është prekur më së keqi nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri më tani në ShBA janë regjistruar 1,571,617 persona të infektuar dhe 94,150 të vdekur me këtë virus.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483