Bota

ShBA-ja suspendon shërbimet e vizave në Turqi pas raporteve për sulme të mundshme

Ambasada e ShBA-së më Ankara ka deklaruar të premten se ka suspenduar përkohësisht të gjithë shtetasit amerikanë dhe shërbimet e vizave në misionet në Turqi, par raporteve të besueshme për sulme të mundshme terroriste kundër qytetarëve amerikanë në Stamboll.

“Misioni i ShBA-së në Turqi ka marrë raporte të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe kidnapime kundër qytetarëve të ShBA-së dhe shtetasve të huaj në Stamboll, përfshirë kundër Konsullatës së Përgjithshme të ShBA-së, ashtu si edhe lokacione të tjera në Turqi”, ka thënë ambasada, raporton Reuters.