
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 1,297 vdekje të reja nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, sipas një raporti të përditshëm të Universitetit Johns Hopkins.
Kjo shifër rrit numrin e përgjithshëm të vdekjeve në këtë vend në 101.617, që është shumë më e lartë se të gjitha vendet e prekura nga pandemia COVID-19.
Që nga fundi i shkurtit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin e ri në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1.7 milionë.
add a comment