Bota

SHBA-ja me rekord rastesh ditore të COVID-19

Të premten SHBA-ja ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore nga COVID-19.

Reuters raporton se 83,948 persona kanë rezultuar pozitiv të premten në SHBA, transmeton KOHA.

Kjo rritje enorme e rasteve vjen pak kohë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, derisa janë goditur vendet ku pritet të jetë një garë e fortë ndërmjet Trumpit e Bidenit, si: Ohio, Michigan, North Carolina, Pennsylvania dhe Wisconsin.

Të enjten SHBA-ja kishte regjistruar mbi 76 mijë raste pozitive.

Rekordi paraprak ishte më 16 korrik kur kishin rezultuar pozitivë 77,299 raste.

Raportohet se të hospitalizuar momentalisht janë mbi 41 mijë persona, derisa mesatarja e të vdekurve në ditë është 800.

Ekspertët shëndetësorë nuk kanë potencuar ndonjë shkaktar kryesor për rritjen e rasteve, megjithatë kishin paralajmëruar se ulja e temperaturave do të kishte ndikim në rritjen e rasteve.

SHBA-ja aktualisht ka numrin më të lartë të të prekurve nga COVID-19, deri sot ka regjistruar mbi 8.5 milionë raste pozitive. E gjithashtu prin sa i përket numrit të të vdekurve, me 224 mijë viktima.