Bota

SHBA i kalon 10 mijë viktima nga COVID-19/ Konfirmohen mbi 347 mijë të infektuar

Ndërkohë që numri i të infektuarve ka kaluar mbi 347 mijë persona, dita e hënë ka filluar me një bilanc negativ në SHBA, teksa janë regjistruar 10,300 viktima në të gjitha shtetet.  

Deri tani shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 është New York ku janë regjistruar mbi 4,700  viktima.  

Katër ditët e fundit për New Yorkun kanë qenë tragjike ku në 24 orë ndërrojnë jetë mbi 600 persona.  

Guvernatori i New York, Andrew Cuomo shprehet se trendi i infeksionit është në zbritje ku nga dita në ditë shfaqen më pak persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve rritet.  

Por ai paralajmëron se kjo luftë është shumë larg përfundimit.  

Ditën e djeshme, ekspertët amerikanë u shprehën se kjo javë do të jetë më e vështira për SHBA në luftën kundër pandemisë, ku shifrat do të rriten ndjeshëm.  

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.