SHBA fut në listë të zezë pesë operativë të Al Kaedës me bazë në Turqi, kanë vepruar si korrierë financiarë…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në listën e zezë të saksioneve pesë operativë të Al Kaedës, me bazë në Turqi.

Thesari amerikan tha se disa prej tyre janë shtetas egjiptianë dhe disa turq, që kanë ofruar lloje të ndryshme të mbështetjes për operacionet e Al Kaedës.

Turqia është qendër e madhe për operacionet e Al Kaedës në Siri, ku grupi terrorist ka lidhje me fraksionin rebel, Hajat Tahrir Al Sham.

Thesari tha se avokati egjiptian, Majdi Salim, dhe shtetasi tjetër egjiptian, Muhammad Nasr al-Din al-Ghazlani, kanë vepruar si korrierë financiarë për Al Kaidën në Turqi.

Tre shtetasit turq, Cebrail Guzel, Soner Gurleyen dhe Nurettin Muslihan, u tha se kanë lehtësuar udhëtimet e rrjetit në të gjithë Turqinë dhe në Sirinë fqinje.

Futja në listë të zezë nënkupton që SHBA-ja do t’u ngrijë atyre çdo aset që kanë nën juridiksionin amerikan dhe do t’i bllokojë nga pjesa më e madhe e sistemit financiar global.

Go to TOP