Kosova

ShBA dhe BE nuk kanë asnjë dallim në qëndrime, për sa i përket dialogut Kosovë – Serbi

Ftesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës adresuar përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Serbisë për takim më 27 qershor në Uashington, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka ringjallur diskutime të shumta për sa i përket epilogut të bisedimeve – shkruan Kosova.info

Kjo ftesë është vlerësuar pozitivisht nga analistët politikë të cilët besojnë se do të ketë një dinamikë të përmbyllljes së këtij procesi, i rinisur nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut. Sa do që duket i ndarë hapi i ShBA-ve nga BE-ja si ndërmjetësja e dialogut të deritashëm, analistët besojnë se ajo paraqet një tërësi, meqë fjala është për vendet që janë në Grupin e Kuintit.

Analisti politik Ramush Tahiri e konsideron lajm të mirë takimin në Shtëpinë e Bardhë në Vashington ndermjet Qeverive të Kosovës dhe të Serbisë per vazhdimin e dialogut.

“Edhe ma mirë është që në këtë takim Kosova perfaqsohet nga Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Hoti. Gjithashtu është thënë që do të bisedohet për përjetësimin e marëveshjeve të nënshkruara për transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq më 24 qershor do të jetë në paradën manifestive të 75 vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Moskë. Kuptohet do të ketë takim me Putin dhe zyrtarë rus dhe do të bisedohet për Kosovën në vijën politike që  çështja të zgjidhet me kompromis dhe me miratim të KS të KB.

Nga ana tjetër, Ndermjetësi i Presidentit të SHBA ambasadori Grenell, ka deklaruar se nëse në takim  nuk arrihet ndonjë sukses ose marrëveshje atëherë “palët i kthehen status quos”. Megjithatë për Tahirin ardhja e përfaqsuesit special të BE Lajçak ndihmon në vazhdimin e dialogut dhe në përpjekjet për të gjetë zgjidhje.

“Unë nuk shoh ndonji dallin BE-SHBA sa i përket arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, në funksion të paqes dhe të stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, vë theksin Tahiri.

Pas paralajmërimeve të Vuçic-it për pjesëmarrje në Uashington, edhe në Beograd ka shpërthye debati. Vet analistët serbë nuk shohin ndonjë dallim në qëndrimet e ShBA-ve dhe BE-së.

Analistin politik nga Beogradi Dushan Janjiq  duke iu referuar tekstit të përbashkët të ministris së jashtme të Gjermanisë dhe Francës, shihet se pajtohen për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE.

“Këto janë vendet kryesore të BE, anëtarë të Kuintit, Franca, Gjermania, Italia si dhe Britania e cila edhe pse nuk është në BE, krahas ShBA edhe ato gjithmonë konsultohen”, ka deklaruar Janjiq për mediet serbe. 

Ai rikujtoi se roli i Ricard Grenell-it vjen si rezultat i iniciativës tjetër, e cila nuk është në kundërshtim me BE-në. Pra fjala është për iniciativën e presidentit Trump që të inkurajohen bashkëbiseduesit, të cilët, sipas “filozofisë” trump-iane, t’i bëjnë lëvizjet më shpejt. Sipas njohësve politikë, pritet që Gjermania në periudhën e ardhshme, pas marrjes së presidencës, në agjend ta vendosë vazhdimin e dialogut. Kjo mund të formalizohet nga samiti i Parisit, ku edhe njëherë do të kthehet vëmendja te: nevoja e përfundimit të procesit të niormaizimit të raporteve./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483