Bota

ShBA/ 36 mijë viktima nga koronavirusi

Numri i rasteve të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara ka arritur në shifra rekorde prej 700 mijë të infektuarve me koronavirus.

Sipas matjeve të fundit, 36 mijë persona kanë vdekur në ShBA-në që vazhdon të jetë shteti me më së shumti raste dhe vdekje me koronavirus, transmeton KOHA.

Qeveria amerikane ka publikuar planin prej tre fazash për rihapjen e shteteve, teksa New Yorku po vazhdon të jetë epiqendra e Covid-19.

Guvernatori i këtij shteti, Andrew Cuomo, ka deklaruar se testimi duhet të zgjerohet me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.