Kombëtare

Shau gjatë emisionit, moderatorja shqiptare tregon çka ndodhi (VIDEO)

Ditën e djeshme në rrjetet sociale u bë virale një video e moderatores, Marsela Topi.

Gjatë një bisedë në studion e emisionit “Fakt” të televizionit të Fierit, “Apollon tv”, ajo shpërtheu në sharje dhe si fillim u tha se ajo ju drejtua djemve të regjisë.

Por mesa duket nuk ka qenë kështu dhe të vërtetën e ka treguar vetë Marsela në një deklaratë për “NewsBomb”.

Ajo është shprehur se kjo video është publikuar për t’i prishur imazhin, pasi ajo nuk është transmetuar në televizion.

“Nuk u kam thënë kolegëve te mi, por dy personave që po shoqëronin z.Cakrani. Ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm. Emisioni është transmetuar në mbrëmje pas montazhit. Është regjistrim dhe këtë jua faktoj kur të dëshironi. Zakonisht emisioni fillon në orën 21:00. Atë ditë, pas montimit, filloi rreth orës 21:40. Këtë frazë montazhieri e ruajti për të më treguar sesa nervoze isha bërë. Unë jam në komunikim të drejtpërdrejtë me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, në emisione të drejtpërdrejta. Nuk kam dal asnjëherë nga vetja live,” u shpreh Marsela Topi.