KULTURË

ShATK: Të anulohet konkursi, është në kundërshtim me ligjin

Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës  ka kërkuar anulimin e një nga dy konkurset  e shpallura nga Ministri e Kulturës për pozitën e “Drejtor Srtistik” Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës (ShATK) i cili me vëmendje të shtuar është duke e përcjellë procesin e përzgjedhjes së udhëheqësve të ri të Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe  në kuadër të mandatit ka realizuar një vlerësim i dokumenteve bazike të Konkursit Zyrtar të hapur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Gjatë këtij vlerësimi është vënë re që njëri prej dy konkurseve është në kundërshtim me ligjin për Teatër. Në Konkursin me referencë 4163/2020 specifikohet Titulli i Punës i konkursit që është “Drejtor Artistik”.

“Kjo pozitë, në bazë të legjislacionit në fuqi nuk ekziston fare. Teatri Kombëtar i Kosovës ka vetëm një drejtor, atë të Përgjithshëm. Njëherit ka edhe udhëheqës të ndryshëm, ndër ta edhe Udhëheqësin Artistik. Pra, Konkursi në fjalë është hapur për një pozitë të punës e cila nuk ekziston në strukturën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Si i tillë ky konkurs nuk është valid, dhe është jo-legjitim”, thekson ShATK.

Për këtë arsye ShATK kërkon që ky konkurs të anulohet menjëherë, dhe pa humbur kohë të hapet konkursi për Udhëheqësin Artistik të TKK. /Kosova.info/